Ditari i Opozitës

Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën

Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin për shmangie të qëllimshme të interpelancave parlamentare, duke e cilësuar këtë sjellje si shkelje të Kushtetutës dhe mungesë transparence ndaj qytetarëve.

Duke folur jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se Kushtetuta detyron kryeministrin dhe ministrat të përgjigjen në interpelancë brenda tre javëve dhe se, sipas tij, nuk parashikohet asnjë mundësi delegimi apo zëvendësimi.

Berisha: Njëlloj si djalli nga temjani, nuk pranon në mënyrë absolute të paraqitet në asnjë interpelancë sepse është i zhytur kokë e këmbë në çdo aferë, në çdo çështje dhe qëndron mbi Kushtetutën në kundërshtimin më të hapur të Kushtetutës.

Neni 80 i librit themelor të shtetit parashikon, detyron kryeministrin dhe ministrat që kur të thirren në interpelancë në parlament të përgjigjen brenda 3 javëve. Neni 80 i Kushtetutës nuk jep asnjë mundësi zëvendësimi apo delegimi të interpelancës.

Mirëpo siç e dini ju, kjo është një kohë jashtëzakonisht e ngarkuar ku skandalet rrokullisin njëri-tjetrin dhe ai nuk ia mban, që kur është gjetur në vorbullën e dosjes Balluku, ai nuk ka shkelur më në parlament përveç ditës kur votoi për mbrojtjen e Ballukut me imunitetit.

Parlamenti që nuk mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin nuk është më parlament.

Ndaj e dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, ku sot ai duhej të ishte duke dhënë shpjegime atyre dhjetëra mijëra qytetarëve të cilët bashkohen në një emërues të përbashkët, në kërkesën për transparencë.

Të fundit