Flash News

E-TJERA

Pëllumb Gjoka flet për akuzat në dosjen “Metamorfoza”: Më kanë bërë gjyq publik, s'kam lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit

Pëllumb Gjoka flet për akuzat në dosjen

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, një nga më të bujshmet e hetuara nga komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ka dëshmuar për herë të parë në gjykatë i pandehuri Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e kësaj çështjeje.

Sipas dëshmisë, Gjoka ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në vrasjen e Gjin Ndojit, duke deklaruar se ndaj tij janë ngritur akuza të pabazuara.

“Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit… Kushdo që ka folur qoftë edhe një herë për vrasje, ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e kësaj akuze ndaj meje,” është shprehur ai në sallën e gjyqit.

Gjoka ka theksuar gjithashtu se ndjehet i “dënuar de facto” për shkak të, sipas tij, një gjyqi publik që është zhvilluar në media dhe opinionin publik, përpara se të jepet vendimi i gjykatës.

“Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën, por për të ushtruar presion mbi gjyqtarët,” ka shtuar ai, duke pretenduar se çështja është ndikuar nga interesa dhe shkëmbime favoresh.

Gjoka ka thënë se prej tre vitesh ndodhet në paraburgim dhe se ende nuk e kupton plotësisht arsyen e akuzave ndaj tij.

Të fundit