Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus interpelancat me Ramën dhe ministrat

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus interpelancat me

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku vëmendja pritet të përqendrohet te gjashtë interpelancat e kërkuara nga deputetët e opozitës dhe të forcës politike “Mundësia”.

Dy prej tyre kanë në qendër kryeministrin Edi Rama. Deputetët e opozitës kërkojnë sqarime lidhur me fenomenin e emigracionit dhe ndryshimet demografike në vend, ndërsa përfaqësuesit e “Mundësia” do të kërkojnë llogari për zbatimin e nismës së njohur si “Paketa e Maleve”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj mbi të drejtat e pronës private.

Në rendin e ditës janë parashikuar edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Deputeti Kliti Hoti kërkon informacion mbi ecurinë e investimeve infrastrukturore në zonën e Shkodrës, ndërsa Gjin Gjoni do të ngrejë çështjen e gjendjes së akseve rrugore në veri të vendit.

Po ashtu, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është thirrur për të raportuar mbi masat kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Një tjetër interpelancë i drejtohet ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Deputeti Erald Kapri kërkon informacion mbi ecurinë e procesit të integrimit europian, zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që lidhen me agjendën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të fundit