E-TJERA

Efektivi u vra gjatë aksionit, policia e Korçës nuk vlerësoi rrezikshmërinë e autorit, vetëm 6 policë në terren

Efektivi u vra gjatë aksionit, policia e Korçës nuk
Majtas, autori i ngjarjes Violand Braçellari. Djathtas, viktima Enea Mekolli

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lozhan të Korçës, ku humbi jetën Enea Mekolli, efektiv i Shqiponjave.

Sipas informacioneve, Policia e Korçës nuk ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e Violand Braçellarit, i shumëkërkuari për të cilin u organizua operacionit policor, edhe pse i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s.

Braçellari, i cili po ashtu mbeti i plagosur, ishte parë duke bërë xhiro në Lozhan. Pas këtij informacioni, policia ka angazhuar në terren vetëm 6 efektivë të Shqiponjave, një numër i pakët për profilin e autorit.

Enea Mekolli humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa Edison Adri mori një plagë në nofull dhe në qafë dhe aktualisht, ndodhet në Spitalin e Traumës.

 

Të fundit