E-TJERA

Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash

Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës,

Një pjesë e minatorëve të minierës së kromit në Bulqizë, kanë vijuar edhe këtë të enjte bojkotin e punës, duke refuzuar të futen në galeritë nëntokësore.

Protesta, e nisur një ditë më parë, lidhet kryesisht me mënyrën se si është parashikuar pagesa e 13-të në kontratën kolektive të punës, por punonjësit kanë ngritur edhe shqetësime të tjera që lidhen me pagat, kushtet e punës dhe sigurinë në minierë.

Minatorët thonë se nuk janë dakord që paga e 13-të të trajtohet si “shpërblim vjetor”, pasi sipas tyre kjo krijon pasiguri për përfitimin e saj në të ardhmen.

Ata kërkojnë që ajo të përcaktohet qartë në kontratën kolektive si “pagë e 13-të”, e detyrueshme për t’u paguar nga punëdhënësi për çdo punonjës që plotëson kriteret.

Të fundit