Ditari i Opozitës

Bardhi në Kuvend: Rama po fsheh përfituesit e vërtetë të projekteve strategjike dhe po betonizon Shqipërinë

Bardhi në Kuvend: Rama po fsheh përfituesit e vërtetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence në projektet e mëdha të zhvillimit dhe për favorizim të interesave të ngushta ekonomike.

Bardhi tha se qeveria vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e përfituesve të vërtetë të investimeve strategjike, ndërsa kritikoi modelin e zhvillimit të ndjekur nga Rama, të cilin e cilësoi si betonizim pa vizion dhe pa interes publik.

Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi burimin e financimeve dhe kërkoi llogari për projektet që, sipas tij, janë paraqitur me premtime të mëdha, por kanë prodhuar pak rezultate konkrete.

“Kur dëgjova Edi Ramën të fliste për miliarda euro investime, m’u kujtua se të njëjtën gjuhë përdori edhe për marinën e Durrësit. Në teori kemi miliarda euro investime, por në praktikë kemi një projekt të zhytur në probleme. Njëra ndërtesë është zhytur 28 centimetra, tjetra 18 centimetra. Si mund t’i besoj Edi Ramës kur flet për vizion? Tirana sot është produkti i këtij modeli, një qytet i mbushur me beton, pa hapësira të mjaftueshme dhe pa planifikim të qëndrueshëm,” u shpreh Bardhi.

 

Të fundit