Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet

Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështet pa rezerva të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e PD-së ndaj protestës së qytetarëve që prej pesë ditësh po zhvillohet para godinës së qeverisë, Berisha theksoi se ajo është një nismë e pavarur, e cila nuk është thirrur dhe as organizuar nga Partia Demokratike.

Ai nënvizoi se PD respekton plotësisht çdo formë proteste qytetare, duke shtuar se qytetarët e lirë kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre për çdo çështje që e gjykojnë të nevojshme. Berisha bëri gjithashtu të qartë se Partia Demokratike ka axhendën e saj të protestave dhe vepron në mënyrë të pavarur në organizimin e tyre, duke mos u përfshirë në nisma që nuk i takojnë asaj.

Sali Berisha: Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur.
Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD.
Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë... pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës.
Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji.
Pra ne respektojmë... e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.
PD ka axhendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen.
Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën.

Të fundit