Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve në treg.

Çmimi me pakicë i naftës u vendos 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 180 lekë/litër. Nga ana tjetër çmimi me pakicë i benzinë u vendos 172 lekë/litri, kurse me shumicë 160 lekë/litër. 

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 5 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 

 

 

Të fundit