E-TJERA

Biznesmeni Gjoka shpërthen në gjykatë: Tre vite në burg pa prova, më kanë dënuar publikisht

 Biznesmeni Gjoka shpërthen në gjykatë: Tre vite në burg pa
I akuzuari në dosjen “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka, ka dalë për herë të parë publikisht në sallën e Gjykatës së Posaçme, ku ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.

Gjatë seancës me gjykim të shkurtuar, biznesmeni deklaroi se prej tre vitesh ndodhet në burg pa prova konkrete, por sipas tij, vetëm mbi bazë thashethemesh dhe një procesi që e cilësoi si “gjyq publik”.

Ai pretendoi se është dëmtuar rëndë në reputacion dhe në jetën e tij personale e ekonomike, duke akuzuar prokurorët se po e trajtojnë si fajtor pa vendim gjykate.

Gjoka hodhi poshtë çdo lidhje me aktivitet kriminal dhe sfidoi akuzat e SPAK, duke kërkuar prova konkrete për çdo pretendim të ngritur ndaj tij.

Të fundit