Ditari i Opozitës

“Balluku ka dy vila”, Bardhi në Kuvend: Mazhoranca u bë karton i kuq për të mbrojtur korrupsionin

“Balluku ka dy vila”, Bardhi në Kuvend: Mazhoranca u bë

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit zëvendëskryeministren Belinda Balluku se zotëron dy vila të përfituara përmes një skeme me firma private.

Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Bardhi deklaroi se ata janë kthyer në “karton të kuq” për të mbrojtur korrupsionin dhe fshehur pasuritë e zyrtarëve të lartë. Ai pretendoi se bëhet fjalë jo për një, por për dy vila, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të vijojë hetimet dhe të zbardhë plotësisht çështjen.

"Ju u bëtë karton i kuq për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut. Ju mbrojtët këtë vilë që po jua tregoj në foto. Një vilë që Belinda Balluku e merr përmes një firme. Bëni mirë që e ulni kokën dhe po ju them se nuk është një vilë, por dy vila. Inkurajoj SPAK-un të vazhdojë hetimet. Ju duhet të kërkoni ndjesë ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi. 

 

 

Të fundit