E-TJERA

Qytetarët prezantojnë pesë kërkesa për kryeministrin, Rama nga Mali i Zi: S’bëhet llaf të...

 Qytetarët prezantojnë pesë kërkesa për kryeministrin,
Nga protesta qytetare e zhvilluar sot në ditën e pestë të saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, organizatorët shpallën pesë kërkesa që i cilësuan si të panegociueshme dhe të adresuara drejtpërdrejt ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësues të lëvizjes qytetare deklaruan se pas disa ditësh mobilizimi në Tiranë, protesta po mbështetet nga qytetarë të lirë dhe të pavarur, të bashkuar rreth asaj që e konsiderojnë mbrojtje të interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.

Sipas deklaratës së lexuar gjatë tubimit, kërkesat kryesore përfshijnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve që prekin trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale nga Mali i Zi. 

Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi Porto Montenegron si një “perlë” që, sipas tij, u zhvillua në Mal të Zi pasi nuk gjeti mbështetje në Shqipëri vite më parë.

Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësitë historike që ka përpara, duke iu referuar procesit të integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik të vendit. 

Postimi i Ramës: 

LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë t

Të fundit