Flash News

E-TJERA

GJKKO i rrëzon kërkesën për transmetimin live të seancës, Meta: Populli duhet të shohë të vërtetën

GJKKO i rrëzon kërkesën për transmetimin live të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për transmetimin e seancës gjyqësore. 

Në nisje të saj, seanca po transmetohej live nga mediat, deri në momentin kur u kërkua që operatorët të fiknin kamerat.

Në sallën e gjyqit, Meta akuzoi qeverinë duke thënë se përpiqet të deformojë faktet, dhe se populli duhet të shohë të vërtetën.

“Unë kërkoj ta rishikonin edhe njëherë çështjen e trasmetimit live. Ne kemi këndvështrimit tonë kur vjen puna tek kjo çështja. Do ju lutesha të shikoni dhe raportin e OSBE ODIHR që thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.

Qeveria është e prirur të deformojë faktet, në këtë mënyrë populli nuk do të ketë mundësinë të shikoj të vertetën. Këtë çështje se kërkoj për vetën time për shkak të funksioneve që kam pasur por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.”, tha Meta.

Të fundit