Flash News

E-TJERA

Vrau policin në Maliq, Violand Braçellarit përfitoi fonde nga AZHBR, ndonëse i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

Vrau policin në Maliq, Violand Braçellarit përfitoi fonde nga

Detaje të reja dalin në dritë për autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë, Enea Mokolli.

Sipas News 24, autori i dyshuar Violand Braçellarit, 41-vjeçari, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim prej nëntë vitesh, dyshohet se ka përfituar fonde publike përmes skemave mbështetëse të AZHBR-së për zhvillimin e aktivitetit blegtoral.

Bëhet fjalë pikërisht për stallat e bagëtive ku u zhvillua përplasja e armatosur me forcat e policisë.

Sipas të dhënave paraprake, Braçellari ishte fshehur në këtë ambient dhe, gjatë ndërhyrjes së policisë, hapi zjarr me armë automatike ndaj efektivëve. Nga sulmi mbeti i vrarë në vend polici 36-vjeçar Enea Mokolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

Burimet pohojnë se Braçellari ka qenë përfitues i subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse fondet janë përfituar në emrin e tij apo në emër të nënës së tij.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mekanizmat e verifikimit të përfituesve të fondeve publike. Mbetet e paqartë se si një person i kërkuar prej vitesh nga drejtësia dhe për kapjen e të cilit ishin angazhuar edhe strukturat elitare të RENEA-s, ka mundur të rezultojë përfitues i skemave mbështetëse shtetërore.

Të fundit