Flash News

E-TJERA

Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur

Dy makina përplasen në aksin  Kardhiq–Delvinë, një i

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotme në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, në zonën e Fushë Vërrisë. Nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital  

Si pasojë e goditjes, njëri prej mjeteve ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër, tip "Audi", ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë patrullat e Policisë, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për nxjerrjen e personave nga mjetet dhe sigurimin e zonës.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të fundit