Flash News

E-TJERA

Europarlamentari: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por a mund të kemi Ramën në Këshillin Europian?

Europarlamentari: Të gjithë janë pro Shqipërisë në

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një takim me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së, në kuadër të nismës “RI(ni)PËRTËRITJE”.

Pjesë e takimit është edhe europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz, i cili ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se ekziston një mbështetje e gjerë në union, por sipas tij, disa ekspertë ngrenë dyshime lidhur me mënyrën e përfaqësimit të vendit në institucionet evropiane nga Rama.

Europarlamentari solli shembullin e Spanjës ku qeveria socialiste po përballet me drejtësinë, për të treguar se sot, në BE, ka shumë pak qeveri socialiste, çka tregon se popujt janë lodhur socializmi i rremë.

“Shqipëria është aty. Por të gjithë ekspertët bien dakord: Shqipëria duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Frika që shprehin është: a mund ta kemi këtë Kryeministër të Shqipërisë, Edi Ramën, në Këshillat Evropiane? Këtë nuk e thanë politikanët, e thanë ekspertët.

Po reflektoja për këtë sepse vij nga Spanja. Dhe atje kemi një Kryeministër, socialist, gruaja, vëllai, tre ministra dhe ish-Kryeministri Zapatero janë përpara gjykatësve sot. Fatkeqësisht shoh disa tendenca të ngjashme. Këto të ashtuquajtura parti socialiste, mendoj se e kanë të njëjtin problem brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Dhe ne po e vuajmë këtë.

Ajo që ndodh brenda Bashkimit Evropian ka një pasojë. Sa qeveri socialiste ka sot në Bashkimin Evropian? Dikush?  Sa qeveri socialiste ka në Evropë? Spanja dhe Malta. Danimarka tani po formojnë një qeveri të re, ndoshta e humbën. Pra, janë vetëm Spanja dhe Malta. Kjo ju tregon se shoqëritë evropiane janë lodhur nga socializmi, socializmi i rremë, sepse është i rremë. Ata nuk i mbrojnë punëtorët. Mbrojnë veten e tyre”, tha eurodeputeti.

Të fundit