Flash News

Ditari i Opozitës

Kulla te Pallati i Kongreseve, Tabaku: Shembulli më i fundit i një sistemi që vepron pa transparencë

Kulla te Pallati i Kongreseve, Tabaku: Shembulli më i fundit i një
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar projektin për ndërtimin e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke theksuar se kundërshtimi i saj nuk ka lidhje me nostalgjinë për periudhën komuniste, por me mbrojtjen e interesit publik dhe të pronave që u përkasin qytetarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se debati duhet të fokusohet te mënyra se si administrohet pasuria publike dhe jo te simbolika e objekteve të së kaluarës.

Ajo akuzoi Korporatën e Investimeve se po trajton pronat shtetërore sikur të ishin pronë private, ndërsa ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në projektet që prekin hapësirat publike.

Sipas saj, raste të ngjashme po përsëriten edhe në zona të tjera të vendit, duke shtuar nevojën për më shumë kontroll dhe llogaridhënie në menaxhimin e aseteve publike.

Të fundit