Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, 16-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, 16-vjeçari humb

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Sarandë–Delvinë, pranë fshatit Karahazh, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri, i identifikuar si D. Cauli, po lëvizte me një automjet tip “Golf” kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin e mjetit, i cili përfundoi në një kanal anës rrugës.

16-vjeçari u transportua në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan thyerje në njërën këmbë dhe dëmtime të tjera të lehta. Për shkak të gjendjes së tij, pritet që ai të dërgohet për trajtim të specializuar në Tiranë.

Në dëshminë e tij paraprake, i riu ka deklaruar se dyshon se automjeti i tij mund të jetë prekur nga një mjet tjetër pak para aksidentit, por nuk ka kujtime të qarta për momentin e ngjarjes.

 

Të fundit