Flash News

Ditari i Opozitës

35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin

35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje

Në një dëshmi të detajuar në pjesën e dytë të podkastit 'Pasvon', Jamarbër Malltezi ka paraqitur një seri akuzash ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Malltezi është shprehur se arsyeja kryesore që e shtyu ta kthejë betejën e tij personale në një libër me numër serial ISBN ishte pikërisht nevoja për të dokumentuar qartë këto abuzime, në mënyrë që studentët e drejtësisë të kenë një manual mbi atë sesi mund të keqpërdoret shteti ligjor.

Sipas tij, prokurorët e kësaj dosjeje kanë kryer të paktën 35 falsifikime, akte për të cilat, në një shtet normal ligjor, cilido prokuror do të ishte marrë i pandehur i menjëhershëm.

Malltezi shpjegon se prokurorët kanë flakur në kosh të plehrave fletoret zyrtare të shtetit shqiptar të viteve 1942-1943, të cilat certifikonin pa asnjë ekuivok letërkëmbimet dhe refuzimin e stërgjyshit të tij ndaj italianëve, duke preferuar të dërgonin hetues që nuk dinin as italisht për të hulumtuar kotësisht mbi 13 mijë fletë arkivore në Itali. Kjo, sipas tij, vërteton prirjen për të anashkaluar provat e qarta zyrtare në favor të krijimit të një narrativë të gënjeshtërt.

Malltezi u shpreh se SPAK ka zbatuar urdhra të drejtpërdrejtë politikë, duke cituar datat 9 prill dhe 7 maj 2022, kur kryeministri Edi Rama nga asambleja dhe kongresi i Partisë Socialiste kritikoi hapur institucionet e drejtësisë për mosveprim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në po të njëjtën linjë presioni u shtuan, sipas tij, edhe deklaratat publike të diplomatëve të huaj si Yuri Kim dhe Gabriel Escobar. R

ezultati ishte një hetim i thellë dhe absurd që synonte individin në vend të veprës penale. Për ta ilustruar këtë dallim mes shkollës perëndimore të drejtësisë dhe asaj lindore, Malltezi thekson se ndërsa në Perëndim hetohet vepra penale për të gjetur fajtorin, në diktaturat lindore shënjestrohej fillimisht individi dhe pastaj kërkoheshin ose sajoheshin krimet.

"Kanë kërkuar llogari deri tek Sigurimet Shoqërore duke dorëzuar numrat personalë të fëmijëve dhe mbesave të Sali Berishës nga viti 1995 e këtej, përpara se disa prej tyre të kishin lindur fare," deklaroi ai me indinjatë.

Një tjetër element thelbësor që nxjerr ne pah është përfshirja e gjyqtarëve dhe institucioneve të larta në fshehjen e së vërtetës.

Malltezi e ka ilustruar këtë përmes një rasti specifik që përfshin Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

Sipas tij, brenda një intervali prej vetëm 20 ditësh, i njëjti sekretar i përgjithshëm i KLGJ-së fillimisht pajisi avokatët mbrojtës me dokumentin zyrtar që vërtetonte shkarkimin e gjyqtares Gjoka në vitin 1996, dhe më pas, duke qëndruar para komisioneve parlamentare, gënjeu hapur deputetët e opozitës se institucioni nuk e dispononte atë dokument.

Intervista e plotë: 



 

Të fundit