Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk do të rivalizojmë me protestë", Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen

"Nuk do të rivalizojmë me protestë", Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk ka organizuar një protestë kombëtare për të mos konkurruar me protestën qytetare që po zhvillohet prej ditësh, duke theksuar se prioritet mbetet mbështetja e saj.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se demokratët kanë marrë pjesë individualisht në tubime, ndërsa PD ka zgjedhur të kontribuojë në suksesin e protestës pa e politizuar atë.

Ai njoftoi gjithashtu se gjatë javës së ardhshme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe do të zgjidhet Kryesia e re e partisë, duke përmbyllur proceset e brendshme organizative.

Berisha: Shumë e drejtë pyetja. E vërteta është që ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve.

Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi.
Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj në pjesëmarrjen qytetare, si qytetar.
Kështu që nuk mund të them se ne e ndjekim me shumë angazhim këto zhvillime, shohim që kriza po thellohet në mënyrë të pandalshme.
Shohim qëndrimet e Edi Ramës bëhen çdo ditë e më të papërgjegjshme. Por ne, thashë, jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo kohë, të vazhdojmë përmbushjen e misionit tonë.
Përsa i përket mbledhjes, këtë javë mblidhet Këshilli Kombëtar, këtë javë zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike, këtë javë pra plotësohen të gjitha.
Është lënë edhe pak kohë se ka patur ndonjë ankesë dhe shpresoj që çdo njeri që ka dyshimin më të vogël në numërimin e votave, është i ftuar nga unë të vijë të rinumërojë votë për votë votat e tij.

 

Të fundit