Flash News

E-TJERA

U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit

U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e

Familjarët dhe të afërmit e Enea Mekollit, efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë një operacioni në Maliq dhe që është shpallur Dëshmor i Atdheut, kanë nisur një fushatë sensibilizuese për mbështetjen financiare të familjes së tij.

Përmes platformës GoFundMe, ata u bëjnë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Mekolli, e cila po përballet me një humbje të rëndë dhe vështirësi të mëdha.

Enea Mekolli la pas bashkëshorten, një foshnjë vetëm 8 muajshe dhe prindërit e tij. Tragjedia e familjes është thelluar edhe më shumë pasi vite më parë ata humbën edhe djalin tjetër, gjithashtu punonjës policie, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Të fundit