Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave tanë

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju jeni boshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar rolin e të rinjve në strukturat e reja të partisë, duke theksuar se ata do të jenë boshti kryesor i arritjes së objektivave politike të PD-së.

Gjatë një takimi me anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, në kuadër të nismës “RI(ni)PËRTËRITJE”, Berisha u shpreh se procesi i reformimit të partisë mbështetet fort te energjia dhe kontributi i brezit të ri.

“Kuvendi që zhvilluam ishte një Kuvend ripërtëritje. Nuk ka shumë faktorë më të rëndësishëm në këtë proces se sa ju.

Ju jeni vizioni. Vizioni juaj është vizioni më i mirë për partinë. Ne qëndruam për modernizimin e partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në modernizim e partisë. Ne qëndruam për një organizim më të mirë të partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në këtë organizim të ri.

Në fakt, ju jeni një fillim të shkëlqyer si politikanë të rinj, si anëtarë të Këshillit Kombëtar, ju mund të bëheni boshti kryesor i arritjes së të gjitha objektivave tona. Dhe unë jam shumë optimist. Ju keni të gjitha cilësitë dhe potencialin për të përmbushur misionin dhe detyrën tuaj”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit