Flash News

E-TJERA

Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve

Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që

Pedagogu Lush Susaj ka mbajtur një fjalim në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku është drejtuar me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Susaj ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke i përmendur si mbështetës të Shqipërisë.

Në fjalimin e tij, Susaj përdori edhe tone të forta politike, duke folur për një “diktaturë” dhe duke akuzuar elitën politike për gjendjen në vend, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve të qeverisë që të reflektojnë për situatën.

"Falënderojmë Zotin që më në fund zemra e çdo shqiptari ndihet e ngrohtë e me besim, sepse reagoi rinia dhe populli i kryeqytetit, e mbi të gjitha reaguan nënat e Shqipërisë dhe dolën në shesh.

Unë shpreh mirënjohje të thellë dhe mbështetje ndaj çdo protestuesi, sikurse mbështetjen më të madhe e kam për nënat e Shqipërisë që ruajtën kombin, edhe kësaj here kanë firmosur me dorën e tyre rrëzimin e diktaturës më të ndyrë 85-vjeçare.

E dyta, respekt dhe mirënjohje për të gjithë investitorët në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë për Bashkimin Europian, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump që po ua shkulim rrënjët me ndihmën e miqve, sorosianëve, komunizmit, diktaturës më të ndyrë të Europës", deklaroi pedagogu.

Të fundit