Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon protestuesit: Të rinj që duan të shfryhen, delirantë dhe influencerë që kërkojnë ‘like’

Rama sulmon protestuesit: Të rinj që duan të shfryhen,

Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj qytetarëve që po protestojnë kundër projektit në zonën e Vlorës, duke i etiketuar ata me një sërë cilësimesh përçmuese gjatë një reagimi publik.

Teksa mbrojti projektin dhe akuzoi kundërshtarët për përhapje të dezinformimit, Rama në podcastin e tij "Flasim", e përshkroi protestën si një “turmë biodiverse”, ku sipas tij përfshihen personazhe të ndryshëm që kërkojnë vëmendje publike dhe përfitime nga rrjetet sociale.

Rama: Kjo lukuni e madhe videosh, gjithë këta gazetarë, lloj lloj ndërkombëtarësh në media që u bënë papritur të interesuar për Shqipërinë, për zogjtë e Shqipërisë, por e kanë për agjendën e vetë. Disa e kanë me Izraelin që u fut kot në këtë mes. Janë dy vëllezër që vinë nga Katari. Disa e kanë presidentin e Amerikës, që disa e duan disa e urrejnë, disa të tjerë nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt, janë në konkurrencë. Mos harroni që ka një mundësi të madhe që kjo rrëmuja, që ka një turmë në Bulevard, një turmë biodiverese, te lloj lloj personazhesh që kërkojnë like dhe jetojnë me to. Influencera që marrin para nga rrjetet sociale dhe nuk paguajnë asnjë kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë me flamurin e lidhur në fyt dhe e vënë qeleshen si certifikatë pastërie, vajza dhe djem që shfryjnë pakënaqësitë e tyre. Por që turma normale të kthehet në qindra mijëra njerëz kundër, do të dëmtojnë turizmin. Kanë nisur shenja shqetësuese në Sarandë, Por para se të bëhet trend, për ata që kanë prenotuar, për të sjellë para që do të shkojnë te familjet, do të humbasim shumë turistë këtë vit. Mbase këtë doni? Mbase. Doni të jetoni me flamengot? 99% e atyre që i mbrojnë si kanë parë ndonjëherë me sy. Projekti do të bëhet, është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është projekt i madh për Vlorën, kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike.

Të fundit