Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar

Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike dhe arrestuar dy persona.

Gjatë ndërhyrjes së kryer në rrugën “Prokop Mina”, shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet ku dyshohej se po transportohej droga. Nga kontrolli i ushtruar në mjet dhe ndaj personave që ndodheshin brenda tij, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale 1 kg e 71 gramë lëndë e dyshuar heroinë.

Në pranga janë vënë dy shtetas: G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sipas policisë, dyshohet se sasia e lëndës narkotike ishte e destinuar për t’u shpërndarë në doza të vogla në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Tiranën e Re.

Të fundit