Flash News

E-TJERA

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Policia jep 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Sadik Llanajt

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Policia jep 10 mijë euro

Policia e Tiranës ka lëshuar një apel urgjent për qytetarët pas vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz, duke paralajmëruar se autori i dyshuar, Sadik Llanaj, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet se është i armatosur.

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u kërkon banorëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo ndërhyrje nëse hasin të dyshuarin.

Për kapjen e tij janë angazhuar Forcat Speciale RENEA, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe efektivë të shumtë të Policisë së Tiranës, të cilët po zhvillojnë kontrolle intensive në terren.

Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të saktë që do të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e Sadik Llanajt.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij ose e konstatojnë në ndonjë zonë, të mos ndërhyjnë vetë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 112 ose në numrin e posaçëm 069 41 05 735.

Policia garanton konfidencialitet të plotë për çdo informacion që do të vihet në dispozicion të hetuesve.

Të fundit