Flash News

E-TJERA

Gazetari paralajmëron: Ka nisur fushata për largimin e studentëve nga protesta

Gazetari paralajmëron: Ka nisur fushata për largimin e studentëve

Gazetari Ferdinand Dervishi ka paralajmëruar tentativat për të shuar protestën e të rinjve kundër qeverisë, e cila dje hyri në ditën e saj të 8-të.

Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili pas një takimi me kryeministrin, ka njoftuar se asnjë student nuk do të futet në provim pa paguar detyrimet e prapambetura.

Sipas gazetarit, kjo është tentativa e parë që po bëhet për të larguar studentët nga protesta.

“Kujdes...

Rektori Artan Hoxha ka nisur fushaten e largimit te studenteve nga protesta

Para disa diteve na njoftuan nje takim mes KM dhe rektorit te UT te Tiranes, Artan Hoxha, me qellim gjetjen e mundesive per largimin e studenteve nga protesta.

Sot mesuam levizjen e pare: Asnje student nuk do futet ne provim nese nuk ka shlyer detyrimet e prapambetura financiare..

Artan, Artan, Artan... e provoi edhe Ramiz Alia ne kapercyelllin 1990-1991. Mbylli edhe Univesitetin e Tiranes, por nuk i ndezi.

Kujdes Artan, historia shenon emra ne memorie”, shkruan gazetari.

Të fundit