Flash News
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
Vrasja e efektivit në Maliq, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit: Polici qëlloi i pari, nuk u paralajmërua
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë

Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe nga vrasja e oficerit të policisë Enea Mekolli.
Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se Violand Braçellari u kallëzua nga çobani që familja kishte punësuar dhe ndaj policia hartoi plan operacional për arrestimin e të kërkuarit, dënuar në mungesë me 10 vjet burg.
“Ky plan operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e Violandit. Sipas tij Violandi qëndronte tek stallat e bagëtive dhe se dispononte armë automatik dhe një armë gjuetie.
Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes rreth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas. Është bërë rrethimi i ndërtesave, pasi aty kishte disa ndërtesa. Pa u bërë mirë rrethimi nga ana e shtetasit Violand kanë filluar të shtënat në drejtim të punonjësve të policisë dhe për pasojë është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Enea Mekolli dhe është plagosur punonjësi i policisë Edison Adri.
Shtetasi Violand Braçellari ka tentuar të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe është kapur disa metra poshtë stallave. Në afërsi të vendit ku është kapur ky shtetas gjendej një armë automatike model 56, kalibri 7.62mm, e cila ishte e boshatisur dhe nuk kishte fishekë.
Arma u konstatuar me qytën e vendosur, bajonetën në poziciconin e mbyllur, thuprën dhe një fragment material najloni, i cili imiton rripin e armës. Në një segment të tij, në një gjatësi 10 cm, litari paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë të ngjashme me atë të gjakut. Arma ka të vendosur një krëhër me kapacitet 30 fishekë, ku në pjesën e brendshme të tij paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut. Leva e ndërrimit të llojit të zjarrit është në pozicionin e qitjes tek tek. Pasi është hequr krëhëri është konstatuar se në brendësi të tij nuk ka fishekë. Në krahun e majtë, në trupin metalik gjendet i stampuar numri 5617076736.
Gjithashtu, në këtë vend janë gjetur dy njolla të kuqërremtë si ato të gjakut, nga të cilat janë marrë mostër për ekspertim biologjik. Po kështu nga kontrolli i vendit aty afër është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy gëzhojave model 56, kalibri 7.62mm, të cilat paraqisnin shenjën e gjilpërës së armës që e ka qitur atë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Më tej, në afërsi të dy stallave me mur tulle të bagëtive është gjendur një bluzë me mëngë të shkurtra, me ngjyrë të bardhë, me dëmtime të shumta në trajtë grisje dhe njolla të kuqërremta si ato të gjakut. Gjithashtu, në vend në distancat e përcaktuara në këqyrje është konstatuar edhe një gëzhojë arme zjarri me karakteristikat e atyre të përshkuara më lartë.
Në afërsi të stallës së dytë janë konstatuar edhe 3 gëzhoja arme zjarri, të ngjashme dhe karakteristika si ato më lartë me markeriim këto gëzhoja 539-k. Po aty në afërsi janë konstatuar edhe 3 gëzhoja të tjera arme zjarri, me karakteristika të ngjashme si ato më lartë.
Nga këqyrja në vendin e ngjarjes është konstatuar se kufoma e punonjësit të Policisë Enea Mekolli gjendet rreth 8 metra nga muri i stallës së fundit të bagëtive në tokë dhe nga këqyrja në vend është konstatuar se kishte dëmtime në pjesën e kokës, qafës, në vesh, në pjesën e gjoksit dhe në këmbë.
Të gjitha këto dëmtime janë të ngjashme si ato të shkaktuara nga predhë arme zjarri. Ai paraqitej i veshur me uniformë policie dhe jelek antiplumb, i cili paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shirit varës tek supat.
Po kështu në trupin e viktimës është gjetur i mbështetur dhe arma automatike që kishte për operacionin, me krëhër me kapacitet 30 fishekë ku brenda tij gjendeshin 29 fishekë dhe një fishek gjendej në folenë e fishekut në automatik, gjë që tregon se ky shtetas nuk ka qëlluar me armë fare. Në vijim, kufoma është transportuar për në morgun e Spitalit Korçë, për këqyrje dhe ekzaminime më të hollësishme. Pas lëvizjes së kufomës, është konstatuar në pjesën që korrespondon me kokën një pellg me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut me diametër 40 cm.
Në vazhdim të këqyrjes është konststuar se dritarja anësore e stallës së parë gjendej e hapur dhe rrjeta e telit të saj e shqyer dhe e varur në pjesën e jashtme, gjë që tregon se prej aty ka dalë personi.
Që nga kjo anë e stallës, në cepin e përparmë të kësaj ane të stallës, në anën anësore të pasme dhe në anën anësore të stallës së dytë që ndodhet pothuajse ngjitur me të dhe në vazhdim të rrugës deri ku është kapur autori janë gjendur disa gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat sipas këqyrjes kanë pothuajse të gjitha të njëjtat numra markerimi dhe që dyshohet se janë qitur të gjitha nga e njëjta armë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në pjesën përpara stallës së parë nga poshtë në sheshin e mbuluar me mbetje të ndryshme si pleh, kashtë dhe mbeturina të tjera, janë gjendur gjithashtu shumë gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat janë të përqendruara më tepër në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë dhe që korespondon me vendin ku kanë qënë të pozicionuar punonjësit e policisë.
Përpara kësaj stalle dhe pikërisht pothuajse përballë me një derë hyrëse që ka ajo, nga ana e poshtëme gjendet një armë automatike me tytë të gjatë model 56, kalibri 7.62mm, me krëhër me kapacitet mbajtës 30 fishekë dhe që në brendësi të tij janë gjendur 23 fishekë dhe një fishekë tjetër është gjendur në folenë e fishekut në armë, gjë që tregon se nga kjo armë është kryer qitje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që mendohet se i përket punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri.
Pikërisht në këtë vend është gjetur edhe një këmishë predhe armë zjarri me formë të çrregullt, me ngjyrë metal bakri, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pak metra më tutje në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë në tokë është gjetur një jelek antiplumb tjetër, i cili paraqitej pa dëmtime, por i ndotur masivisht me lëndë të kuqërremtë e ngjashme me gjakun, si dhe një radio dore policie edhe kjo e ndotur me gjak, të cilat i përkasin punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri, edhe këto sende janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vazhdim të këqyrjes në këtë anë janë gjendur dhe sekuestruar gëzhojat e fishekëve model 56, kalibri 7.62mm të gjendura në sipërfaqen e tokës, të cilat janë sekuestruar të gjitha në cilësinë e provës materaile. Në pjesën e pasme ana e majtë e stallës së parë dhe para murit të anës së majtë të stallës së dytë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, ngjyrë metalike bronzi, kalibri 9 mm, me mbishkrim në pjesën fundore GECP 9mm LUGGER, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale në lidhje me ngjarjen.
Në momentin e këqyrjes në anën e majtë kur e sheh përballë nga poshtë në tokë gjenden të vendosur gjithsej 5 armë zjarri me tytë të gjatë, si dhe 5 jelek antiplumb të ndotur me gjak dhe e baltë, të cilat janë armët e punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe të gjitha këto armë dhe jelekët janë sekuestraur për t’ju nënshtruar ekspertimit balistik në lidhje me ngjarjen”, përmendet në dosje.
Të fundit
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit
7 Qershor 2026, 16:39
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 22.74%
7 Qershor 2026, 16:18
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
7 Qershor 2026, 15:59
Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
7 Qershor 2026, 15:29
Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria
7 Qershor 2026, 15:12
Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës... çfarë vjen më pas?
7 Qershor 2026, 14:52
Vrau policin, lihet në burg Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:30
Armenët votojnë për të ardhmen e vendit mes Lindjes apo Perëndimit
7 Qershor 2026, 13:51
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës
7 Qershor 2026, 13:00
Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës
7 Qershor 2026, 12:41
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Siçili me një mbrëmje luksoze
7 Qershor 2026, 12:12
Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët denoncojnë neglizhencën shtetërore
7 Qershor 2026, 11:41
Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar
7 Qershor 2026, 11:24
Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit
7 Qershor 2026, 09:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Qershor 2026, 09:29
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
7 Qershor 2026, 09:12
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë
7 Qershor 2026, 08:54
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
7 Qershor 2026, 08:34
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot
7 Qershor 2026, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2026, 07:56
Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital
6 Qershor 2026, 21:57
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53