Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti i kthehet Ramës: Fundi i pushtetit tënd nuk do të jetë politik, do të jetë në shesh

Alizoti i kthehet Ramës: Fundi i pushtetit tënd nuk do të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se fundi i qeverisjes së tij nuk do të vijë përmes përballjes politike, por si rezultat i revoltës qytetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alizoti e lidhi situatën aktuale politike me protestat e zhvilluara së fundmi, duke argumentuar se ato pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj qeverisë.

Sipas deputetit demokrat, zhvillimet që po ndodhin në vend janë pasojë e mënyrës së qeverisjes së Ramës ndër vite. Ai theksoi se në politikë ekzistojnë fitore dhe humbje, por shtoi se kryeministri tashmë përballet me një kundërshti që, sipas tij, shkon përtej rivalitetit mes partive.

Në reagimin e tij, Alizoti shprehu mbështetje për protestuesit, duke i konsideruar ata si faktorë që po kontribuojnë në afrimin e fundit të pushtetit të Ramës.

Reagimi:

Që e ke humbur fare duket qartë. S’ka nevojë për psikologë e psikiatër. Bashkon fjalë dhe kujton se bën fjali. Më paske përmendur edhe mua si deputet, në ligjëratën e lodhshme para të tutëvëve. Ty të pëlqen të vetëkënaqesh para skllevërve të tu nëpër salla.

Po ky sot është problemi më i vogël që ke ti dhe duartrokitësit e tu. Tani po të jap një leksion historie, se ti, si i shkolluar nga kinostudio, e ke diapazonin mendor sa ekrani i një televizori Iliria. Po të tregoj që, që nga koha e faraonëve e deri te sivëllai yt, Stalini, të gjithë diktatorët e bashkojnë kombin me veten. Njësoj si ti, po fiks fare si ti, e quajnë fundin e vet si fund të kombit. Por, po të shkollohesh me televizor Iliria, babëzia ta errëson gjykimin.

Këto që po ndodhin këto ditë në Shqipëri janë rezultat i qeverisjes tënde. Mund të bësh kllounin sa të duash, të thërrasësh në ndihmë kë të duash; suksesi i protestës është fundi yt.

Unë jam deputet dhe në politikë ka finale të mira e të këqija politike. Por ti s’je më përballë meje si deputet, as përballë nesh si politikanë. Ndaj mos u përgjëro kot. Fundi i pushtetit tënd duket qartë që s’do të jetë më politik. Do të jetë në shesh, aty ku rrëzohen të gjithë ata që qeverisin si ti. Dhe unë i falënderoj dhe i mbështes nga zemra të gjithë ata që po ta afrojnë këtë fund, që e meriton totalisht.

Kjo ishte përgjigjja politike.

Sa për mbiemrin tim, më vjen keq. Jemi kaq të ndryshëm, sa s’ta kthej dot përgjigjen. Nuk ma lejon edukata familjare të debatoj me sojin tënd.

Të fundit