Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protestat shkundin Ramën, qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri i quan "memexhinj"

Protestat shkundin Ramën, qytetarët i kërkojnë

Në ditën e 8-të protestave antiqeveritare, tashmë të shtrira jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit nga diaspora, kryeministri Rama ka zgjedhur të reagojë sërish me arrogancë ndaj qytetarëve që i kërkojnë dorëheqjen.

Në një reagim, Rama i është referuar vetëm pankartave, duke anashkaluar thelbin e protestës madhështore që ka vërshuar në qytetet e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Duke iu referuar si “memexhinj”, kryeministri e cilëson protestën një revolucion imagjinar të flamengove”, pa u fokusuar tek qëllimi i protestave: revolta ndaj korrupsionit qeveritar.

“RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

Të fundit