Flash News

E-TJERA

Nga Tirana në Toronto, shqiptarët në Kanada i bashkohen thirrjeve për largimin e Ramës

Nga Tirana në Toronto, shqiptarët në Kanada i bashkohen thirrjeve

Lëvizja protestuese kundër qeverisë shqiptare ka kaluar kufijtë e vendit, duke përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Kanada. Dhjetëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në Toronto, ku shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, protestuesit mbajtën flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa nuk munguan thirrjet që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në Shqipëri. Të pranishmit deklaruan se po solidarizohen me protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve, protesta lidhet me kundërshtimin e disa politikave dhe projekteve të qeverisë, përfshirë zhvillimet e planifikuara në zonën e Zvërnecit, të cilat ata i konsiderojnë të dëmshme për interesin publik dhe pasuritë natyrore.

Tubimi në Toronto vjen në një kohë kur protestat antiqeveritare në Shqipëri vijojnë prej më shumë se një jave, duke tërhequr pjesëmarrjen e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

Të fundit