Flash News

E-TJERA

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, këmbim të garancisë pasurore në vlerë 20 mijë euro. Vendimi ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtarja Miliana Muça.

SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Të fundit