Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirimin! Dështon seanca ndaj Dritan Dajtit

Kërkoi lirimin! Dështon seanca ndaj Dritan Dajtit

Ka dështuar seanca gjyqësore  e cila  ndaj Dritan Dajtit në Elbasan. Kryerja e seancës me video konferencë ka dështuar pasi mungonin kushtet teknike. Autori i vrasjes së 4 policëve, kërkoi shoqërimin në Gjykatës, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie.

Dajti kërkoi më 5 korrik drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Ndërkohë në kërkesën e tij Dajti nuk përmend vendimin e Gjykatës së Lartë marrë pak ditë më parë që zhbëri vendimin e Apelit që e dënonte me 25 vite burg dhe riktheu dënimin e tij me burg përjetë.

 

Të fundit