Flash News

E-TJERA

Vrau një të dënuar dhe plagosi një tjetër, vetëdorzohet Sokol Mjacaj

Vrau një të dënuar dhe plagosi një tjetër,

I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj është vetëdorzuar, pasi qëlloi me armë dy persona në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë i burgosuri Arben Lleshi, e ndërsa një tjetër, Ilir Xhakja ka mbetur i plagosur.

Ne vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat RENEA.

Sokol Mjacaj, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës. Ai pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

Të fundit