Flash News

Kosova

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje fiton Mitrovicën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje fiton Mitrovicën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka dalë fitues në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, duke siguruar 53.53% të votave.

Kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46.47% të votave, ose 15,228 vota, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri tani janë numëruar 103 nga 105 vendvotime, që përfaqësojnë 98.10% të procesit të numërimit. Pjesëmarrja e votuesve në Mitrovicën e Jugut ka qenë 38.68%, me gjithsej 32,770 qytetarë që kanë votuar nga 84,715 të regjistruar.

Pas fitores, Faton Peci reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të shkurtër falënderimi për qytetarët:

“Me përulësi, faleminderit Mitrovicë!” – ka shkruar ai.
Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen nga KQZ pas shqyrtimit të çdo ankese të mundshme nga subjektet politike pjesëmarrëse në proces.

Të fundit