Flash News

POLITIKOFF

I përfshirë në "masakrën e Bllokut", mësohet kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit

I përfshirë në "masakrën e Bllokut", mësohet

Aktorja Arjola Demiri është kthyer në një nga banoret më të komentuara në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania". Sakrifica e saj për të rritur tre fëmijë dhe përballimi i rritjes së saj si nënë e vetme - për shkak të divorcit - është vlerësuar shumë nga audienca.

Arjola, të martën bëri një rrëfim prekës teksa tregoi për historinë e saj, ku veç tradhtisë kishte përjetuar dhe dhunë dhe madje kishte pasur mendime edhe vetëvrasëse.

Ish-bashkëshorti i saj është përmendur shumë në BBV, por Arjola nuk e ka thënë asnjëherë emrin e tij.

‘Albeu.com’ ka zbuluar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Të fundit