Flash News

Ditari i Maxhorancës

I dha mandatin e deputetes Zegjine Çaushit, Balluku 'shpërblen' Maldrita Bardhon

I dha mandatin e deputetes Zegjine Çaushit, Balluku

Maldrita Bardho, kandidatja e PS në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Fierit u emërua sot në postin e nënkryetares në Bashkinë e Lushnjës me 'bekimin' e zv.kryeministres Belinda Balluku. 

Lajmin e ka bërë me dije vetë Balluku në rrjetet sociale ku shkruan "në Këshillin Bashkiak të Lushnjës prezantuam nënkryetaren e re të Bashkisë, Maldrita Bardho, një nga kandidatet më dinjitoze për deputete në zgjedhjet e këtij viti, një model i qytetarisë dhe përkushtimit ndaj komunitetit". 

Më shumë si post i merituar, ky emërim duket si një shpërblim për  Bardhon, pasi i "fali" mandatin e deputetes, Zegjine Çaushit.

Në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Çaushi arriti të merrte mandatin e 12-të të socialistëve në Fier me 4 674 vota preferenciale në total, teksa pas saj, ajo që e humbi mandatin ishte Maldrita Bardho me 4 610 vota. Pra, diferenca mes tyre ishte vetëm 64 vota.

Të fundit