Flash News

E-TJERA

Deputeti i VLEN reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria nuk është pronë e askujt

Deputeti i VLEN reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria nuk

Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar pas ndalimit të tij në një pikë kufitare të Shqipërisë, duke deklaruar se ky episod nuk e ka ndalur në angazhimin e tij politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi mbështetësit për mesazhet dhe tha se gjatë viteve të aktivitetit të tij politik nuk është tërhequr përballë asnjë pushteti.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi deputeti.

Azizi theksoi se Shqipëria nuk i përket një force të caktuar politike, por të gjithë shqiptarëve.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme”, u shpreh ai.

Të fundit