Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Korçë, dy persona konfliktohen për motive të dobëta, në pranga autori

Plagosje me thikë në Korçë, dy persona konfliktohen

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosje me thikë pranë shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës. I plagosuri është identifikuar si Rigels Janaqi, 42 vjeç, i cili ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë duke kapur dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes, Gëzim Ramka, 54 vjeç, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se të dy personat kanë probleme të shëndetit mendor, ndërsa konflikti mendohet të ketë nisur për motive të dobëta.

Të fundit