Flash News
Nuk ka konsensus për rezolutën, amendamentet e PD-së mbështeten nga eurodeputetët, PS i refuzon
Rama për “Corriere della Sera”, sulmon protestën: Histeri digjitale, nuk më rrëzojnë megafonët
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Rama për “Corriere della Sera”, sulmon protestën: Histeri digjitale, nuk më rrëzojnë megafonët

Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet protestave kundër projekteve në zonat e mbrojtura përmes një interviste për “Corriere della Sera”, ku e paraqet përplasjen jo vetëm si një debat për natyrën, por si një betejë mes qeverisë dhe asaj që ai e cilëson si “histeri digjitale”.
Sipas kryeministrit, shqiptarët po protestojnë kundër diçkaje që ende nuk ekziston.
“Nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka kantier. Nuk ka një vendim përfundimtar mbi të cilin mund të thuhet: ndalojeni. Të kërkosh anulimin e një projekti që ende nuk ekziston në formën e tij përfundimtare është një kërkesë politike, jo një vendim qeveritar”, deklaroi ai.
Por përballë zemërimit të mijëra qytetarëve që kanë dalë në rrugë prej javësh, kryeministri këmbëngul se protesta nuk është më vetëm një çështje mjedisore, por është kthyer në një betejë politike kundër qeverisë së tij.
Duke folur për projektin e lidhur me familjen Trump, Rama tha se nuk do të ndikohet as nga presioni publik dhe as nga emri i investitorëve.
“Nuk kam frikë as nga administrata amerikane, as nga rrjetet sociale, as nga turma. Kam një përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kriteri do të jetë vetëm një: a plotëson projekti standardet ligjore, mjedisore, arkitekturore dhe strategjike që meriton Shqipëria europiane? Nëse po, vazhdon. Nëse jo, nuk vazhdon”, tha ai.
Kryeministri iu rikthye edhe përplasjeve verbale me protestuesit, por nuk bëri një tërheqje të plotë nga gjuha e përdorur ndaj tyre.
“Nëse ndonjë fjalë e imja ka lënduar njerëz të sinqertë që protestojnë për natyrën, them pa problem: më vjen keq. Por nuk pranoj të barazoj qytetarët e sinqertë me fabrikat e baltës, llogaritë anonime, shpifësit dhe prodhuesit e histerisë”, tha Rama.
Kryeministri pranoi se disa nga kritikat ndaj qeverisë lidhen me probleme reale, duke përmendur pensionet, shëndetësinë dhe pasigurinë juridike.
“Pensionet janë ende të ulëta. Shëndetësia ka plagë të hapura. Të rinjtë kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë”, tha Rama.
Për kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e tij, Rama tha se në demokraci vendimin e marrin institucionet dhe qytetarët përmes votës.
“Dorëheqjet nuk i vendosin megafonët, por institucionet dhe qytetarët me votë. Kush mendon se duhet të iki, ka të drejtë të organizohet, të konkurrojë dhe të fitojë zgjedhjet”, u shpreh ai.
Ndërsa për ndikimin e protestave në procesin e integrimit europian, Rama tha se një shoqëri që proteston nuk është kërcënim për demokracinë.
“Një vend ku njerëzit protestojnë lirshëm është një vend demokratik, jo një vend i rrezikshëm. Ajo që do të dëmtonte procesin europian do të ishte zëvendësimi i shtetit të së drejtës me presionin e rrugës”, deklaroi Rama.
Të fundit
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 Korrik 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 Korrik 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 Korrik 2026, 10:56
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41