Flash News
Rama për “Corriere della Sera”, sulmon protestën: Histeri digjitale, nuk më rrëzojnë megafonët
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Koncert në vitin 2026
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit

Kryeministri Edi Rama reagoi kundër kritikave publike mbi përdorimin fondit rezervë të buxhetit për të subvencionuar koncertin privat të Kanye West. Përmes një gjuhe të papërshtashme për një kryeministër, me etiketime vulgare ndaj kritikëve, shefi i qeverisë ka dhënë argumentet e tij se pse shpenzimi i 4.2 milionë eurove nga paratë e qytetarëve ishte një investim i mirë.
"4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye Weest; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura," shkroi Rama në profilin e tij në facedbook.
Por a do të përfitojë ekonomia shqiptare me të vërtetë 100 milionë euro nga koncerti, ashtu siç pretendon kryeministri?
Së pari, tashmë një gjë është e sigurtë. Vetë koncerti është një aktivitet financiarisht jo rentabël. Fakti që qeveria detyrohet të disbursojë 4.2 milionë euro nga buxheti për të nxjerrë nga gropa aktivitetin është prova e pakundërshtueshme e falimentit financiar të projektit.
Dhe ky është vetëm subvencioni i pranuar zyrtarisht, sepse ne nuk e dimë se si janë financuar shpenzimet për ndërtimin e stadiumit dhe kostot e tjera organizative të aktivitetit. A ka ndërhyrë qeveria për të çuar nënkontraktorë privat në ndërtimin e stadiumit dhe a u ka diktuar atyre kushte duke u premtuar kompesim në mënyra të tjera?!
Megjithatë një projekt apo investim mund të mos jetë rentabël "per se" dhe njëkohësisht të gjenerojë të ardhura për ekonominë lokale. Investimet publike janë shembulli klasik i kësaj. Shumë rrugë, hekurudha apo vepra të tjera publike mund të jenë financiarisht jo fizibël për t'u realizuar me kapital privat, por subvencionohen me para publike dhe gjenerojë përfitime të mëdha për ekonominë.
Por gjithmonë analizat financiare mbi kostot dhe përfitimet bëhen mbi bazën e treguesve realë dhe jo shifrave të hedhura kuturu. Shifra prej 100 milionë eurosh, që kryeministri thotë se do të përfitojë ekonomia nga koncerti i reperit amerikan, nuk ka asnjë bazë mbështetëse nga pas, përveç hamendësimeve të zotit Rama.
Ajo është thjesht një shifër e hedhur në turmë pa asnjë analizë reale financiare dhe nuk do të ndryshonte asgjë edhe sikur kryeministri të thoshte se përfitimi i ekonomisë do të 200 milionë, 300 milionë apo edhe 1 miliardë euro. Por tani të kthehemi në botën reale sepse literatura tashmë ka një bazë gjithmonë e më të pasur vlerësimesh të impakteve ekonomike të koncerteve apo aktiviteteve kulturore në ekonomitë lokale ku ato realizohen.
Për shembull, "Turi Era" i Taylor Swift në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2024 është një nga më të studiuarit në këtë aspekt. Mes të tjerave, këngëtarja e famshme amerikane zhvilloi dy koncerte në Denver të Kolorados në verën e vitit 2024, ku morën pjesë më shumë se 150 mijë spektatorë.
Sipas vlerësimeve të Institutit Common Sense dy koncertet gjeneruan 38 milionë dollarë të ardhura direkte nga shitja e biletave dhe 140 milionë dollarë në GDP-në e Kolorados. Pra dy koncerte masive me mbi 150 mijë pjesëmarrës dhe çmimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneruan gjithsej 140 milionë dollarë aktivitet ekonomik.
Por për ta përafruar edhe më shumë bazën e vlerësimin me Shqipërinë do të shërbente koncerti pikërisht i Kanye ëest, në Stamboll dy muaj më parë. Koncerti i mbajtur në statidumin Ataturk pati një pjesëmarrje prej 120 mijë vetësh dhe sipas vlerësimeve gjeneroi nga 50 milionë deri në 100 milionë dollarë për industrinë turke të turizmit.
Dhe këto ishin vlerësime nga vet organizatorët, të cilët në Turqi nuk kërkuar para nga qeveria për të mos falimentuar.
Tani të kthehemi në Shqipëri. Sipas të dhënave që publikon vetë kryeministri, koncerti në Tiranë pritet të ketë 25 mijë pjesmarrës nga jashtë. Me një çmim mesatar bilete prej 250 eurosh, këta persona kanë gjeneruar në total 6 milionë euro të ardhura për organizatorët.
Studimet e specializuara tregojnë se ekonomiksi i koncerteve ka një multiplikator shpenzimesh që luhatet nga 1.5-3 herë, që do të thotë se për çdo 1 lekë bilete ka 1.5-3 lekë të tjera shpenzime për ushqim, transport, akomodim në ekonominë lokale.
Pra në rastin më të mirë 20 milionë euro gjithsej, ndërsa në skenarin me realist rreth 15 milionë euro në total kontribut për ekonominë e vendit. Ky është vlerësimi me realist i impaktit që koncerti i Kanye West do të ketë në ekonominë shqiptare, i cili përputhet plotësisht me koncertet e ngjashme të zhvilluara edhe në vende perëndimore, ku çmimet madje janë më të larta.
Fjala vjen Afro Nation Portugal, i mbajtur në vitin 2023, tërhoqi 40 mijë pjesëmarrës. Kontributi i tij total ekonomik për ekonominë e Portugalisë u vlerësua 15 milionë dollarë.
Me këto llogari, financiarisht subvencionimi me 4.2 milionë euro i koncertit për buxhetin është një operacion negativ, pasi me një qarkullim total prej 20 milionë euro, arka e shtetit nuk do të kapte dot as paratë e shpenzuara.
Dhe pyetja pastaj është kjo; kur një qeveri subvencionon aktivitete private, cilat duhet të jenë prioritet. çingijet jo rentabël të kryeministrit, shtresat vulnerabël apo aktivitetet ekonomike që gjenerojnë kthim më të lartë?/ Kapitali.al
Të fundit
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53