Flash News

SPORT

Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin

Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim

Federata Egjiptiane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar hetim për arbitrimin e ndeshjes së humbur 3-2 ndaj Argjentina në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Në ankesë, federata pretendon se vendimet e arbitrave u shoqëruan me "standarde të dyfishta" dhe ndikuan në eliminimin e Egjiptit nga turneu. Gjithashtu, është kërkuar që gjyqtari francez François Letexier dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë të mos arbitrojnë më në këtë Botëror.

Kontestimi lidhet me anulimin e golit të Mostafa Zico pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull në fillim të aksionit, si edhe me një penallti të pretenduar ndaj Mohamed Salah, e cila nuk u akordua pak sekonda para golit të fitores së Argjentinës. Federata egjiptiane argumenton se këto vendime ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar dhe eliminimin e skuadrës.

Të fundit