Flash News

E-TJERA

Koçeku kritikon financimin e koncertit të Kanye West: Shteti nuk zëvendësohet me spektakël

Koçeku kritikon financimin e koncertit të Kanye West: Shteti nuk

Deputetja e larguar nga PS, Marjana Koçeku ka bërë një reagim në lidhje me 4 milionë euro që ka dhënë qeveria për koncertin e Kanye West, duke deklaruar se këto para do të duhej të shkonin për parandalimin e zjarreve.

 “Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.”, shkruan Koçeku.

Në fund, ajo thotë me ironi se shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël, ndërsa shton se “humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë”.

Reagimi i plotë:

Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë.

Të fundit