Flash News
Nuk ka konsensus për rezolutën, amendamentet e PD-së mbështeten nga eurodeputetët, PS i refuzon
Rama për “Corriere della Sera”, sulmon protestën: Histeri digjitale, nuk më rrëzojnë megafonët
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
“Edi Rama ose megalomania në pushtet” – me këtë titull, media franceze “Le Courrier des Balkans” i kushton një artikull të gjatë librit “The Albanian Files”, duke e paraqitur atë si një pasqyrë të një Shqipërie të mbushur me projekte gjigante arkitekturore.
Artikulli ngre debate mbi modelin e zhvillimit të vendit, rolin e kryeministrit në përzgjedhjen e projekteve dhe kritikat për mungesën e transparencës.
Artikulli:
Edi Rama akuzohet se po e shndërron Shqipërinë në një hapësirë personale eksperimentesh. Në librin voluminoz “The Albanian Files”, një vepër prej 800 faqesh e botuar nga shtëpia botuese Lars Müller në Zyrih, Edi Rama paraqitet jo vetëm si kreu i qeverisë, por mbi të gjitha si arkitekti kryesor i një Shqipërie të transformuar në një galeri arti të hapur.
Ky katalog monumental përmbledh projektet e 60 studiove ndërkombëtare të arkitekturës dhe zbulon një mekanizëm të mirëorganizuar: shteti hap rrugën, arkitektët shpalosin idetë e tyre, ndërsa investitorët privatë – shpesh të përmendur në hetime të ndjeshme – financojnë projektet.
Libri përfshin plot 523 projekte. Nga këto, 57 janë përfunduar, 53 janë në proces zbatimi, ndërsa 47 presin marrjen e lejeve. Në 41% të rasteve, emri i porositësit ose financuesit të projektit nuk bëhet i ditur.
Mes marinave gjigante, resorteve me qindra hektarë dhe kullave 40 deri në 70 kate të ngritura në zemër të Tiranës, vendi po mbushet me projekte spektakolare. Këto ndërhyrje prekin si kryeqytetin, ashtu edhe zonat më të lakmuara bregdetare, veçanërisht rreth liqenit artificial të Tiranës dhe vijës bregdetare.
Edi Rama rekruton personalisht shumë arkitektë, një praktikë që e kishte ndjekur edhe kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
Rasti i arkitektit amerikan Sam Chermayeff përmendet si shembull domethënës. Më 1 maj 2024, në orën 22:00, ai merr një telefonatë nga miku i tij Pablo Bofill: “Edi do të të telefonojë”. Pak çaste më vonë, Adelajda Roka, drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, i propozon dy projekte në Tiranë, përkatësisht me sipërfaqe 15 mijë dhe 30 mijë metra katrorë.
Chermayeff pranon “pa e kuptuar plotësisht se çfarë po ndodhte”. Disa javë më vonë, ai pritet në pistën e aeroportit dhe dërgohet në një vilë të quajtur “House of Comrades”. Aty takohet me tre biznesmenë me makina G-Wagon, ora luksoze Richard Mille dhe byzylykë Cartier, të cilët i japin liri të plotë për projektimin e një kulle 44-katëshe. Amerikani i quan me krenari “our guys” (“njerëzit tanë”).
Modernizimi i shpejtë nxit kritika
Ky modernizim i përshpejtuar ka shkaktuar kritika të forta. Sipas kundërshtarëve të tij, ai tregon një devijim të pushtetit, i cili anashkalon zërin e qytetarëve dhe privatizon territoret më të çmuara të vendit.
Në bregdet, projektet kanë përmasa gjigante:
Orikum Oasis – 500 mijë metra katrorë;
Livadh Resorts – 242 mijë metra katrorë;
masterplani i MVRDV për lagunën e Nartës – 639 hektarë.
Zona të mbrojtura – laguna, delta dhe parqe kombëtare – janë drejtpërdrejt në fokus të këtyre projekteve, pavarësisht vlerësimeve mjedisore shpesh shqetësuese.
Hetimet e SPAK-ut kanë nxjerrë më herët në pah lidhje mes disa prej këtyre zhvillimeve, trafikut të drogës dhe falsifikimeve të dokumenteve të pronësisë.
“Një qeverisje e menduar si një shfaqje e përhershme”
Përtej shifrave, “The Albanian Files” paraqet një mënyrë qeverisjeje të ndërtuar si një performancë e vazhdueshme. Festivalet, vilat e rinovuara dhe intervistat ndërkombëtare shërbejnë si pjesë e një skenografie që synon të tërheqë publikun e huaj.
Edi Rama i përshkruan arkitektët si “fëmijët e privilegjuar të Zotit”, të vetmit që lejohen “të luajnë sikur janë Zoti”.
Për qytetarët që prej javësh protestojnë kundër betonizimit të Nartës dhe privatizimit të bregdetit, ky libër shihet si një festim zyrtar i zhdukjes së fjalës “jo”.
Sipas kritikëve, ai paraqet një Shqipëri ku zëri i qytetarëve fshihet përballë një vizioni spektakolar, por jo transparent, të modernizimit.
“The Albanian Files” nuk është vetëm një katalog arkitekturor: është manifesti i një pushteti që e sheh veten si kurator të një vendi-galeri, ndërsa shoqëria civile mbetet thjesht spektatore.
Reagimi i fundit erdhi javën e kaluar, kur protestuesit ia dorëzuan zyrtarisht librin SPAK-ut, duke e cilësuar si “librin e mallkuar të Ramës” dhe duke e paraqitur si provën e parë materiale në një çështje të dyshuar kriminaliteti që lidhet me këto projekte urbane.
Dokumenta bashkëngjitur
Të fundit
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 Korrik 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 Korrik 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 Korrik 2026, 10:56
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41