Flash News

E-TJERA

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka vënë në fokus Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), pas dyshimeve për parregullsi në shqyrtimin e një tenderi për instalimin e portave elektronike e-Gate në portet e Durrësit dhe Sarandës.

Sipas MCN TV, SPAK ka kërkuar të gjithë dokumentacionin që lidhet me procedurën e prokurimit, përfshirë vlerësimin fillestar të ofertave, procesin e ankimit dhe vendimmarrjen e KPP-së, pasi dyshohet për elementë të një afere korruptive.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se, hetimi ka lindur fillimisht nga një procedim tjetër penal, por gjatë verifikimeve prokurorët kanë hasur indicie që lidhen me këtë tender dhe me mënyrën se si është trajtuar ankimi në KPP.

Tenderi ishte zhvilluar në muajin maj nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Fillimisht fituese u shpallën dy kompani që kishin paraqitur një ofertë rreth 37% më të ulët se fondi limit, çka në atë kohë u konsiderua si një kursim i konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Megjithatë, pas një ankimi të paraqitur nga kompania humbëse, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të rrëzojë rezultatin fillestar dhe t’ua heqë kontratën fituesve të parë, duke ia kaluar kompanisë ankimuese.

Të fundit