Flash News

E-TJERA

“Kam qarë vetëm dy herë në jetë”, Liçaj për Teatrin: As pushtuesit nuk e bëjnë këtë që bëri qeveria

“Kam qarë vetëm dy herë në jetë”,

Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar shembjen e Teatrit Kombëtar si një ngjarje të paprecedentë në historinë e njerëzimit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë rast tjetër ku parlamenti, qeveria, policia dhe biznesi të jenë bashkuar për të shkatërruar me dhunë teatrin e vet, në mënyrë antikushtetuese.

Në një deklaratë të fortë për Floriana Garon ne 'Elelvate', Liçaj shtron pyetjen: “Më tregoni një rast tjetër ku ka ndodhur kjo? Ku?”

Ai sjell si krahasim edhe Rusinë, duke theksuar se edhe Vladimir Putin, ndonëse pushtues, bombardoi teatrin, por më pas e rindërtoi ashtu siç ishte. “Ndërsa neve, këta na e prishën”, shprehet ai.

Sipas Liçajt, shembja e Teatrit Kombëtar ishte një obsesion personal i kryeministrit. “Ishte ngulur në kokën e tij: kam 20 vjet që dua ta prish”, thotë aktori.

Ai kujton rezistencën e gjatë të artistëve dhe qytetarëve, duke nënvizuar se kauza e Teatrit ishte e vetmja protestë që pushteti nuk arriti ta mposhtte dot përmes mjeteve politike.

“Ne kemi hyrë në ‘Guinness’ për 2 vite e gjysmë përditë dhe 9 muaj, 24 orë aty. Të gjitha protestat e tjera u shuan, kjo ishte e vetmja rezistencë që nuk u dorëzua. Prandaj u përdor dhuna”, deklaron ai.

Liçaj flet edhe për dhimbjen personale që i ka shkaktuar kjo ngjarje, duke treguar se shembja e Teatrit Kombëtar e ka prekur thellë emocionalisht. “Kam qarë pafund. Edhe ime motër e ka thënë: dy herë e kam parë vëllanë duke qarë — njëherë kur vdiq babai dhe herën tjetër për Teatrin”, rrëfen aktori.

Deklaratat e Neritan Liçajt rikthejnë në vëmendje plagën ende të hapur të shembjes së Teatrit Kombëtar, një ngjarje që vazhdon të konsiderohet nga shumë artistë dhe qytetarë si një akt dhune institucionale ndaj kulturës, historisë dhe demokracisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Të fundit