Flash News
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset i riu spanjoll dhe pasagjeri
Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme
Tentoi t’i ikte policisë, aksidentohet ‘Benz-i’ me klandestinë në Këlcyrë, 8 të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet.
Mjeti tip ‘Benz’, brenda të cilit ndodheshin edhe 7 persona të tjerë klandestinë nga vendet e treta, ka dalë nga rruga dhe ka rënë anës lumit Vjosë.
Për pasojë, 8 personat brenda ‘Benz-it’ kanë humbur jetën.
Mësohet se Ismeti ka tentuar t’i shpëtoj policisë e cila i kishte bërë me shenjë të ndalonte.
"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar", thuhet në njoftim.