Flash News

Bota

Friedrich Merz pritet të zgjidhet kancelar i Gjermanisë më 6 maj

Friedrich Merz pritet të zgjidhet kancelar i Gjermanisë më 6 maj

Friedrich Merz, lideri i partisë konservatore gjermane CDU do të zgjidhet kancelar më 6 maj, shkruan Reuters.

Konservatorët dhe partnerët e tyre të qendrës së majtë SPD kishin rënë dakord për datën.

Të mërkurën, konservatori Friedrich Merz dhe krerët e Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë të Gjermanisë finalizuan me shpejtësi një marrëveshje koalicioni.

Marrëveshja doli mes presionit në rritje ndaj politikanëve gjermanë për të krijuar shpejt një qeveri të re të aftë për të adresuar sfidat e rëndësishme të paraqitura nga lufta tregtare e presidentit amerikan Donald Trump dhe kërcënimet nga presidenti rus Vladimir Putin.

Të fundit