Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje një grua në Tapizë, pranga shoferit 33-vjeçar

Aksidentohet për vdekje një grua në Tapizë, pranga shoferit
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur dje në Tapizë të Krujës.

Policia njofton se një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, shoferi sot u vu në prangat e policisë. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.“- njofton policia.

Të fundit