Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur
Foto Ilustruese

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Të plagosurit ndodhen nën kujdes intensiv. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit