Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Trump për pavarësinë e SHBA-ve: Kremtim që vjen pas fitores mbi regjimin e Ajatollave

Berisha uron Trump për pavarësinë e SHBA-ve: Kremtim që vjen

Në nisje të konferencës me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati Sali Berisha i përcolli një urim presidentit Donald Trump në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Berisha theksoi rolin e SHBA-ve në lirinë e kombeve të tjera dhe sidomos atë të kombit shqiptar.

“Së pari do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump. SHBA kremtojnë këtë përvjetor pas një fitore epike të jashtëzakonshme mbi regjimin obskurantist të Ajatollave, fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri pas rënies në gjysmë shtizë në Kabul”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit